11:55 / 29.06.2024
Rama: Punime intensive po zhvillohen në kryeqytet
G.K/RTKlive
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po vazhdojnë punimet në mënyrë intensive në gjithë Prishtinën.
Në një postim në Facebook ai ka thënë se po punohet pa ndërprerje për transformimin e kryeqytetit.
“Rrugë dhe trotuare më të gjera , me shumë pemë të mbjella , e bëjnë Lagjen e Muhaxherëve më të bukur dhe të qasshme.
Punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën . Ekipi punon pa ndërprerje për transformimin e kryeqytetit , duke synuar ta bëjë atë një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar”, ka shkruar Rama.























