Vazhdojnë riparimet dhe hapja e rrugëve në Velekincë të Gjilanit
BKT
Kosovë

Vazhdojnë riparimet dhe hapja e rrugëve në Velekincë të Gjilanit

Adea Mustafaj | RTKlive

Në fshatin Velekincë të Komunës së Gjilanit janë duke vazhduar riparimet dhe hapja e rrugëve fushore, të cilat do të ketë ndikim dhe lehtësim për bujqit në kryerjen e punëve.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi bashkë me zyrtarë të tjerë kanë parë nga afër rrugët fushore në fshatin Velekincë.

"Me zyrtarët e drejtorisë, kemi parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen e janë përfunduar në disa lokalitete, duke filluar nga fshati Velekincë", u shpreh Isufi.


MË SHUME NGA Kosovë