KRU Prishtina shkyç konsumatorët borxhlinj
BKT
Kosovë

KRU Prishtina shkyç konsumatorët borxhlinj

M.P. / RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka bërë shkyçjen nga furnizimi me ujë për konsumatorët të cilët kanë borxhe ndaj kësaj kompanie.

Vlera e borxheve të konsumatorëve të cilëve u është ndërprerë furnizimi me ujë ka nisur nga 500 deri në 3000 euro.

“Shkyçen nga shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm në Prishtinë dhe rrethinë, konsumatorët me borxhe prej 500-3000 euro, amvisëri e biznese. S'ka ujë për ata konsumatorë që nuk i kryejnë obligimet e tyre për shërbime të ujit”, ka shkruar KRU “Prishtina” në faqen e saj zyrtare në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë