AGK reagon për gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarit Berisha
BKT
Kosovë

AGK reagon për gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarit Berisha

B. H. | RTKlive

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate ka reaguar për gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarit të KosovaLive, Rid Berisha.  

“Berisha e ka njoftuar AGK-në, se një punonjës i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka shkruar me gjuhë të urrejtjes ndaj tij dhe ka nxitur edhe të tjera komente kundër, duke bashkuar disa foto të Berishës, duke bërë homazhe për sulmet e 7 tetorit në Izrael. Për AGK-në, gjuha fyese dhe linçuese ndaj gazetarëve është e papranueshme”, thuhet në reagim. 

AGK-ja e ka ftuar Bashkësinë Islame të Kosovës për distancim nga gjuha që fton për mos durim fetar në Kosovë.


MË SHUME NGA Kosovë