18:55 / 13.07.2024
Zjarr i madh në Sopijë të Suharekës, përfshihet edhe një trafo e rrymës
M.P. / RTKlive
Është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës në fshatin Sopijë në Suharekë.
“Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri trafo e rrymës”, ka njoftuar Organizata Vullnetare e Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.
Tutje bëhet e ditur se zjarri ka kaluar edhe në fusha por nëpërmjet intervenimit nga zjarrfikësit, është lokalizuar zjarri.























