Promovohet një segment rrugorë në Shtime|Video
Driton Ramadani/RTK
Me investimin prej 400 mijë eurosh të Ministrisë së Infrastrukturës, është bërë i mundur renovimi i rrugës së unazës së vogël në Shtime. Pritet që ky segment rrugor, të bëjë të mundur lehtësimin e trafikut, sidomos gjatë verës kur ka edhe numër të shtuar të automjeteve.
Është përuruar renovimi i rrugës së quajtur unaza e vogël në Shtime. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Liburn Aliu tha se angazhimi i ministrisë dhe qeverisë nuk do të mungojë asnjëherë.
“Urojë që projekte të tilla të suksesshme në afat kohor dhe cilësi të bëhen në vazhdimësi me gjë që komuna ministria dhe Qeveria e Republikës së Kosovës është shumë e gatshme që jo vetëm në komunën e Shtimes por në komunat të gjitha komunat në vend të vazhdojmë projekte të tilla qoftë të infrastrukturës rrugore qoftë të aspektit mjedisorë”, tha Aliu.
U tha se kjo rrugë do të shkarkojë dukshëm qarkullimin e automjeteve në qendër të qytetit.
“Komuna e Shtimes ka qenë shumë e ngarkuar me trafik brenda qytetit kjo është një rrugë që do ta lehtësojë trafikun por edhe një rrugë që do të hap perspektiv të zgjerimit të qytetit në kahun e majtë nga drejtimi i Lipjanit dhe Prishtina”, theksoi Qemajl Aliu, kryetar i Shtimes.
Për realizimin e këtij projekti ministria kishte ndarë 400 mijë euro.























