Aksident në Lluga të Podujevës, humb jetën biçiklisti
BKT
Kosovë

Aksident në Lluga të Podujevës, humb jetën biçiklisti

F.S / RTKlive

Një person ka humbur jetën sot në fshatin Lluga të Podujevës, si pasojë e një aksidenti trafiku, mes një automjeti dhe biçikletës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:20  kemi pranuar informatën se në fshatin Lluga të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka theksuar Ahmeti.

Sipas saj, policia ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për hetimin e këtij aksidenti.


MË SHUME NGA Kosovë