Shkolla në fshatin Sfeçël të Podujevës do të bëhet me sallë sportive
BKT
Kosovë

Shkolla në fshatin Sfeçël të Podujevës do të bëhet me sallë sportive

K. K. / RTKlive

Komuna e Podujevës dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) kanë nënshkruar marrëveshje për mbështetje financiare të projektit “Ndërtimi i sallës së brendshme sportive në Shkollën `Ali Ajeti` në Sfeçël".

Sipas njoftimit nga Komuna e Podujevës vlera e këtij projekti është 230 mijë euro, ndërkohë që, sipas kësaj marrëveshjeje MAPL-ja do të investojë 100 mijë euro, kurse komuna 130 mijë euro.


MË SHUME NGA Kosovë