Parashikimi i motit për Kosovë e Shqipëri
RTKlive
Sot në Kosovë pritet të ketë mot me diell dhe të nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje, derisa mëngjesi në disa zona do të jetë dukshëm i freskët.
Temperaturat do të sillen ndërmjet 15 gradë C më e ulëta, kurse maksimalja do të shkoj deri në 32 gradë Celsius. Era do fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 9-31 km/h, njofton Meteo Kosova.
Edhe në Shqipëri, mediet shkruajnë se anticikloni afrikan po rikthehet në Mesdhe ku presim rritje të temperaturave gjatë fundjavës do të shkojnë deri në 39 Gradë.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale do të sillen rreth 20 Gradë celsius, ndërsa ato më të larta do të shkojnë në 39 në zonat e ulëta bregdetare.























