Betohen 80 noterë të rinj
BKT
Kosovë

Betohen 80 noterë të rinj

RTKlive

80 noterët e rinj kanë dhënë betimin të martën para ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi dhe kryetarit të Odës së Noterëve, Shpend Haskaj.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se pas përfundimit të ceremonisë, ministrja Haxhiu ndau licencat për noterët e emëruar dhe iu uroi suksese dhe punë të mbarë dhe me përgjegjësi në përmbushjen e detyrave të tyre.

Aty thuhet se Haxhiu është shprehur se Provimi i Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente të organizuara ndonjëherë.

Ministrja Haxhiu tha se Provimi i Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë dhe sipas saj shtimi i noterëve të rinj do të përmbushë nevojat e qytetarëve për shërbime noteriale.

Në fund ministrja Haxhiu, falënderoj Komisionin për Provimin e Noterisë, Komisionin për përzgjedhjen e noterëve dhe stafin mbështetës të Ministrisë për punën dhe angazhimin e tyre profesional në këtë proces.


MË SHUME NGA Kosovë