11:02 / 01.08.2024
Haradinaj kujton Rrahim Beqirin në përvjetorin e rënies
SH.Ç/RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Rrahim Beqirin - Komandant Roki në përvjetorin e rënies.
Haradinaj ka thënë se populli ynë fitoi lirinë falë heroizmit të bijve të tij më të mirë.
"Trimëria dhe përkushtimi ndaj atdheut i Rrahim Beqirit, i njohur si Komandant Roki, na mbush me krenari të gjithë shqiptarëve. Populli ynë fitoi lirinë falë heroizmit të bijve të tij më të mirë. Ata hodhën themelet e këtij shteti, e ne vazhdojmë ndërtimin e tij, të frymëzuar nga trimëria e përkushtimi i tyre. Lavdi e përjetshme!", është shprehur Haradinaj.























