‘Shijo Kosovën’, projekti në nderim të mërgatës, vazhdon aktivitetet
BKT
Kosovë

‘Shijo Kosovën’, projekti në nderim të mërgatës, vazhdon aktivitetet

K. Kasumi / RTKlive

Fatlume Guri Selimi, zyrtare për komunikim në komunën e Kaçanikut, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, theksoi se edhe sot do të vijojnë aktivitetet e ndryshme që kanë të bëjnë me mikpritjen e bashkatdhetarëve të cilët vizitojnë vendlindjen e tyre nga vende të ndryshme të botës në të cilat punojnë dhe veprojnë.

Guri Selimi tha se këto aktivitete kanë të bëjnë me socializmin e fëmijëve të diasporës.

“Do të organizohen aktivitete të ndryshme në shkencë, matematikë. Do të kenë karakter garues, kurse pasdite do të ketë aktivitete sportive në futboll, volejboll. Aktivitet realizohen për të gjitha moshat”, tregoi ajo.

Ajo shtoi se të gjitha aktiviteteve që do të organizohen në komunën e Kaçanikut u paraprin kokteji tradicional dhe se komuna e Kaçanikut tradicionalisht ndër vite organizon aktivitete të tilla.

Në fund ajo tha se komuna e Kaçanikut është e pasur me bukuri të shumta kulturore dhe natyrore dhe “ne si institucione jemi munduar të krijojmë një qasje përmes rregullimit të infrastrukturës. Duhet ta cek fshatin Shtraz, ku ka bukuri të mjaftueshme natyrore dhe komuna e Kaçanikut ka bërë disa investime aty, ka krijuar disa kënde rekreative dhe bashkatdhetarët mund t’i bashkohen këtij fshati dhe të kalojnë çaste të mira”.


MË SHUME NGA Kosovë