Edhe në tri QMF të Prishtinës mund t’i bëni analizat e tiroides
BKT
Kosovë

Edhe në tri QMF të Prishtinës mund t’i bëni analizat e tiroides

K. Kasumi / RTKlive

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se është rritur numri i shërbimeve në qendrat e mjekësisë familjare.

Ai ka thënë se tashme në tri qendra mund t’i bëni analizat e tiroides (T3, T4 dhe TSH).

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Qendrën në “Bregun e Diellit” dhe në Qendrën në lagjen “Dardania”.

“Këto analiza janë jetike për shëndetin tuaj, duke ndihmuar në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të tiroides. Këto shërbime ofrohen në qendrat publike të mjekësisë familjare për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai në “Facebook”.


MË SHUME NGA Kosovë