Fermerët ferizajas i kanë paraqitur kërkesat e tyre komunës
BKT
Kosovë

Fermerët ferizajas i kanë paraqitur kërkesat e tyre komunës

K. K. / RTKlive

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se fermerët ferizajas, kanë paraqitur nevojat dhe kërkesat e tyre dhe kanë marrë pjesë në dëgjimet buxhetore për projektbuxhetin e vitit 2025.

“Hapjen e takimit me fermerët e ka bërë drejtorja e financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, e cila të pranishmit i ka njoftuar me planifikimet për subvencionimin e fermerëve për vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se fermerët e pranishëm në sallë kanë kërkuar subvencionimin për shitjen e qumështit, kanë kërkuar sera të mëdha, financimin me naftë, por kanë kërkuar edhe një kioskë për shitjen e produkteve dy herë në javë.

Me këtë dëgjim buxhetore kanë përfunduar të gjitha dëgjimet buxhetore për projektbuxhetin e vitit 2025.


MË SHUME NGA Kosovë