Arkivi Ndërkomunal i Pejës i dorëzon IKKL-së materiale arkivore
BKT
Kosovë

Arkivi Ndërkomunal i Pejës i dorëzon IKKL-së materiale arkivore

K. Kasumi. / RTKlive

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka njoftuar se sot Arkivi Ndërkomunal i Pejës i ka dorëzuar IKKL-së një sasi të konsiderueshme me materiale arkivore që dokumentojnë krimet ekonomike të kryera gjatë luftës në këtë rajon.

Sipas njoftimit të IKKL-së, ky material ka rëndësi të madhe për IKKL-në, pasi përforcon përpjekjet për t’i dokumentuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Në praninë e Hetemit, procesverbali i dorëzim-pranimit u nënshkrua nga Haxholli (IKKL) dhe Zhubi (drejtoreshë e ANK-Pejë)”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë