Tërmet në Kosovë, epiqendra në një fshat të Obiliqit
BKT
Kosovë

Tërmet në Kosovë, epiqendra në një fshat të Obiliqit

SH.Ç/RTKlive

Një tërmet me magnitudë 2.0 sipas shkallës Rihter ka ndodhur sot në mëngjes, me epiqendër në Kozaricë të Obiliqit.

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës pë RTKLive ka bërë të ditur se tërmeti ka ndodhur rreth orës 07:33.

““Thellësia hipoqendrore ishte 3 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në fshatin Kozaricë, Obiliq, 11km në veri-perëndim të Prishtinës. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e fshatit dhe përreth tij”, ka theksuar Mustafa.


MË SHUME NGA Kosovë