Kastrati takon komandantin e ri të stacionit policor në Malishevë
BKT
Kosovë

Kastrati takon komandantin e ri të stacionit policor në Malishevë

E. Hoti / RTKlive

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me nënkryetarin Vesel Krasniqi, kanë vizituar sot stacionin policor të Malishevës për t`i shprehur urimet e tyre komandantit të ri, Nazmi Zogaj, i cili ka marrë detyrën e komandantit të stacionit.

Sipas njoftimit nga Komuna e Malishevës, Kastrati theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer mes komunës dhe policisë, me qëllim të krijimit të një mjedisi sa më të sigurt për qytetarët.

Ai vlerësoi gjithashtu punën e deritanishme të policisë, duke e cilësuar stacionin policor të Malishevës si shembull për sigurinë që ofron për qytetarët, një faktor kyç që ka kontribuar në faktin se Malisheva konsiderohet si një nga komunat më të qeta në vend.

Ndërkaq komandanti Zogaj falënderoi krerët e komunës për mbështetjen dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve për garantimin e sigurisë së qytetarëve.

“Ai premtoi që ky bashkëpunim do të vazhdojë në nivelin më të lartë, gjithmonë në shërbim të vendit”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë