Haradinaj viziton Podujevën, nderon dëshmorët dhe bashkëbisedon me qytetarë
Valjeta Shala | RTK
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar qytetin e Podujevës.
Gjatë vizitës kreu i AAK-së, u takua me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta të UÇK-së, si dhe bëri homazhe pranë lapidarëve të heronjve në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
“Tradicionalisht kur vizitojmë zonën e Llapit e fillojmë më vizitë tek më meritorët të dëshmorët e lirisë, heronjtë, kategoritë e lirisë dhe shoqatat e dala nga lufta. Kjo zone është krenare me të arriturat e veta nëpër shumë etapa. Sa i përket përpjekjeve për liri, është një zone me veprimtari patriotike, luftarake me shumë veprimtar edhe të gjallë. Po ashtu, është një zone mjaftë punëtore dhe sipërmarrës të zotë. Në shpresojmë që në të ardhmen me ndryshime në qeverisje do ti qëndrojmë afër qytetarëve të Llapit përmes projektet të ndryshme“, tha ai.

Haradinaj nuk vazhdoj pa e shiju edhe çajin e llapit bashkë më qytetarë e kësaj zone me të cilët bashkëbisedoi rreth shqetësimeve dhe kërkesave që kanë.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj vizitën e vazhdoj edhe në fabrikën e veshjeve sportive dhe takoi Klubin e Futbollit Llapi.























