Rriten pritjet deri në 3 orë në Merdarë për të dalë nga Kosova
BKT
Kosovë

Rriten pritjet deri në 3 orë në Merdarë për të dalë nga Kosova

RTKlive

(E plotësuar) Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave për gjendjen në pikët e kalimit kufitar.

Në pikë-kalimin kufitar në Merdarë, pritjet për dalje nga Kosova janë rritur. Qytetarët në këtë pikë kalimi po presin deri në 3 orë për ta lëshuar Kosovën, kurse për hyrje në Kosovë pritjet janë 5-10 minuta.

Ndërkohë, tek Dheu i Bardhë pritjet janë 30 minuta. Edhe në Jarinje pritjet për të dalë nga Kosova janë mbi gjysmë ore.

Në pikat tjera kufitare, pritjet në hyrje dhe dalje sillen nga 5 deri 10 minuta.

Në Merdarë pritjet për të dalur nga Kosova janë mbi një orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen në pikët e kalimit kufitar.

Në pikë-kalimin kufitar në Merdarë, pritjet për dalje nga Kosova janë 60-80 minuta ndërsa për hyrje në Kosovë pritjet janë 5-10 minuta. Ndërkohë, tek Dheu i Bardhë janë 5 minuta.

Në pikat tjera kufitare, pritjet në hyrje dhe dalje sillen nga 5 deri 10 minuta.

 


MË SHUME NGA Kosovë