11:33 / 01.09.2024
Publikohet projekti për sheshin me ndryshime të Pejës (FOTO)
M.P. / RTKlive
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka publikuar projektin që parashikon ndryshime në sheshin e këtij qyteti.
Sipas tij, do të ketë intervenime për gjelbërim, ndriçim dhe shëtitore buzë Lumbardhit të Pejës.
“Sheshi i ri do të jetë vazhdimësi e sheshit ekzistues nga Hotel Korza deri tek Ura e Zallit, ku do të ketë punime nga kalldrëmi dhe guri natyral, me gjelbërim, ndriçim të ri si dhe do të vazhdohet shëtitorja buzë lumit”, ka shkruar ai në Facebook.























