13:58 / 02.09.2024
Abdixhiku ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor
Sh.Ç/RTKlive
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka uruar nxënësit që po fillojnë vitin e ri shkollor, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e rrugëtimit të atyre që po nisin klasën e parë.
“Për të gjithë fëmijët që nisin shkollën sot, në veçanti ata të klasës së parë, paçi fat plot. Rrugëtimi juaj është themeli i së ardhmes sonë – këtu, në Kosovë,” ka shkruar Abdixhiku ne Facebook.























