Protestojnë sërish punonjësit e strukturave paralele në veri
Sh.Ç/RTKlive
Disa punëtorët e komunës paralele në Mitrovicë të Veriut kanë protestuar edhe të martën para dyerve të objektit që tashmë është nën kontroll të autoriteteve të Kosovës.
Protestuesit kanë thënë se më nuk do të largohen nga hapësira. Ata kanë theksuar se puna për ta është burim i jetesës dhe se situata është “shumë e vështirë për të mbijetuar”.
Shefi i i të ashtuquajturit Qarku i Mitrovicës Vuçina Jankoviq ka thënë se mbyllja e institucioneve në veri rrezikonte më shumë se 30 mijë njerëz.
"Askush nuk mendon për këta njerëz, a do të kenë paga, pensione në periudhën e ardhshme, ndihmat sociale”, ka thënë ai
Policia e Kosovës, nën dyshimin për lëshim të dokumenteve të falsifikuara, ka mbyllur 5 objekte të komunave paralele në katër komunat veriore.
Të premten nga Policia e Kosovës u mbyllën zyra e Qarkut për Mitrovicë si dhe katër komunat paralele në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq, të gjithë në kuadër të sistemit të Serbisë.























