Nxënësit u kthehen mësimeve në gjimnazin `Xhevdet Doda`, në objekt tjetër
BKT
Kosovë

Nxënësit u kthehen mësimeve në gjimnazin `Xhevdet Doda`, në objekt tjetër

Arbana Hajredinaj/RTK

Nxënësit dhe stafi i profesorëve të gjimnazit "Xhevdet Doda", i janë kthyer mësimit. Një pjesë e stafit ka refuzuar të mbajë mësim në një objekt tjetër shkollor, pasi që shkolla e tyre është liruar për mësimin gjithëditor.

Nxënësit e Gjimnazit Matematikor "Xhevdet Doda" i janë rikthyer mësimit pas tri ditë proteste.

Drejtori i shkollës Isak Bregaj, tha se të dy gjimnazet mund të funksionojnë në të njëjtin objekt, por i takon komunës të vendosë për objektet e shkollave.

 “Këtu kemi filluar me 2 shtator si çdo shkollë e Republikës së Kosovës procesin mësimor. Disa mësimdhënës kanë ardhë në shkollë, kemi mbajtë mësim aq sa kemi pas mundësi për shkak të numrit të vogël të mësimdhënësve, ndërsa disa të tjerë kanë protestu për shkak të ndërrimit të objektit të shkollës”, tha drejtori Bregaj.

 “Shkolla Xhevdet Doda nw kwtw pjeswn e Gjimnazit Matemarikor është një shkollë shumë më e mirë, kushtet më të mira, hapësira më e madhe”, theksoi tutje drejtori.

Kryetari i Prishtinës, derisa vizitoi një vendpunishte nuk pranoi të flasë rreth fillimit të mësimit në gjimnazin "Xhevdet Doda"

Gjimnazi "Xhevdet Doda" është zhvendosur nga objekti i deritashëm për shkak të fillimit të mësimit gjithëditor në disa shkolla fillore në kryeqytet, dhe për këtë një pjesë e profesorëve kishte shprehur pakënaqësi.

 


MË SHUME NGA Kosovë