Ndërroi jetë Qemajl Hasani, ish-drejtor i TVP-së
RTK
Sot ne moshën 78 vjeçare në Çikago të Amerikës ndërroi jetë Qemajl Hasani, ish-drejtor i TVP-së.
Hasanin, kolegët e kujtojnë si njeri profesionist e punëtor të çmuar. Ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve u ka shprehur kryetari i Partisë së drejtësisë, Ferid Agani.
"Rrugëtuam së bashku në kohëra të lavdishme por edhe në kohëra të vështira të Partisë së Drejtësisë. Unë e pata bashkëpunëtor e mbështetës të paluhatshëm; shumë të vlefshëm, të urtë, të mençur, vizionar dhe mbi të gjitha shumë të devotshëm. Qemajl Hasani e përfundoi angazhimin e tij të jashtëzakonshëm politik për çështjen kombëtare dhe shtetin e Kosovës në radhët e Partisë së Drejtësisë duke nderuar çdonjërin prej nesh me personalitetin e tij të çiltër e sublim dhe vizionin e pakrahasueshëm politik”, thuhet në telegramin e Aganit.























