15:50 / 11.09.2024
Banimi social: Katër komuna nënshkruajnë marrëveshjet, 13 në proces
M.P. / RTKlive
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjeve me 4 komuna për banimin e përballueshëm social.
“Dje dhe sot kemi nënshkruar tashmë marrëveshjet me 4 komuna për të nisur këtë projekt, ndërkaq edhe 13 komuna të tjera janë në proces të nënshkrimit”, ka shkruar ai në facebook.
Komuna e Gjilanit, Podujevës, Pejës e Kamenicës janë komunat që e kanë nënshkruar marrëveshjen.
“Po ashtu, për komunat që nuk kanë aplikuar shumë shpejt do të hapim edhe thirrjen e dytë”, vazhdon njoftimi i Aliut.























