17:25 / 11.09.2024
Gjithçka gati për funksionalizimin e Muzeut të qytetit të Kaçanikut
F.S | RTKlive
Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka njoftuar se gjithçka është gati për funksionalizimin e Muzeut të qytetit të Kaçanikut.
"Jemi vetëm në pritje të përfundimit të procedurave të përgjithshme administrative, për të filluar punën Muzeu i Qytetit, ku do të jetë një institucion i rëndësishëm për ruajtjen e vlerave kulturore historike të komunës sonë. Së shpejti këto hapësira do të jenë në shërbim të qytetarëve, nxënësve e studentëve si për të gjitha grupet e tjera të shoqërisë, ku do të kenë mundësinë të shohin nga afër objektet e ekspozuara historike dhe të trashëgimisë kulturore. Duke ruajtur dhe kujtuar historinë, ne investojmë në të ardhmen e ndritur të vendit tonë", ka shkruar ai në 'Facebook'.























