Hyseni: Dëshmorët u bënë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë
BKT
Kosovë

Hyseni: Dëshmorët u bënë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë

K. K. / RTKlive

Për nder të 25 vjetorit të rivarrimit të dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative Karadakut, sot, janë bërë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit në Gjilan.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, përveç kryetarit të Komunës së Gjilanit  Alban Hyseni, për homazhe ishin edhe zv. ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, deputeti i Kuvendit të Kosovës Luan Aliu, komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, Agim Lipovica, drejtorë, këshilltarë e zyrtarë komunalë, përfaqësues politikë, ushtarakë të FSK-së e ish-UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve.

Kryetari Alban Hyseni, tha se dëshmorët janë simbol i guximit, i dashurisë për atdheun dhe i përkushtimit të pakufishëm për lirinë e popullit.

“Dëshmorët janë ata që kanë ngritur flamurin e lirisë në lartësitë më të larta të historisë sonë”, tha Alban Hyseni.

“Vlera e tyre qëndron në faktin se ata nuk luftuan vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen, për brezat që do të vijnë. Nëpërmjet sakrificës së tyre, ata u bënë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë”, shtoi i pari i Gjilanit.


MË SHUME NGA Kosovë