Të dielën mbyllen disa rrugë për qarkullim të automjeteve në Podujevë
BKT
Kosovë

Të dielën mbyllen disa rrugë për qarkullim të automjeteve në Podujevë

E. Hoti / RTKlive

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe organizatat joqeveritare do të organizojë shënimin e Ditës Botërore pa makina.

Komuna e Podujevës ka njoftuar se ky aktivitet që shënohet me biçikleta, mbahet të dielën dhe fillon në orën 12:00, ndërsa përfundon në orën 13:30.

 “Gjatë kësaj periudhe, do të mbyllen për qarkullim të automjeteve rrugët “Zahir Pajaziti” deri në kryqëzimin me “Vëllezërit Frashëri”, pastaj rruga “Fazli Fetahu”, “Xhafer Meta”, “Met Podujeva” dhe një pjesë e rrugës “Xhemajl Mustafa” (nga rrethi deri të Sheshi)”, thuhet në njoftim.

Komuna ka ftuar qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore për qarkullim me automjete t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.


MË SHUME NGA Kosovë