Hyseni fton partitë politike në takim për punën e Kuvendit Komunal
BKT
Kosovë

Hyseni fton partitë politike në takim për punën e Kuvendit Komunal

M.P. / RTKlive

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë ftesë ndaj partive politike për takim, pas bllokimeve në Kuvendin Komunal.

Në postimin e tij në Facebook, shihet se kërkesat i janë adresuar PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Lëvizjes Vatra.

“Sot, publikisht kemi bërë ftesë për partitë politike që të diskutohet bllokimi i Kuvendit Komunal, buxheti për 2025, bartja e 2.5 milionë eurove, inkubatori i biznesit, si dhe shumë projekte dhe iniciativa të tjera. I presim në takim të hënën, nga ora 09:00”, ka shkruar Hyseni.


MË SHUME NGA Kosovë