09:06 / 23.09.2024
Vdes motra e komandatit legjendar Adem Jashari
Sh.Ç/RTKlive
Është ndarë nga jeta Hava Jashari-Gashi, motra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamëz Jashari.
Lajmi është bërë i ditur nga Bekim Hamëz Jashari, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur,
HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot. Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”, ka shkruar Bekim Jashari.
Ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc, në Skenderaj.























