Lansohet hulumtimi ‘Gjermanishtja si promotore e punësimit në Kosovë’
Sh. Gashi|rtklive
Sot është bërë prezantimi i projektit hulumtues “Gjermanishtja si promotore e punësimit në Kosovë”, në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.
Për të folur më shumë për këtë hulumtim ishte e ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK, Vjosa Sadriu Hamiti, profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë gjermane në Universitetin e Prishtinës.
"Projekti që do të prezantohet sot është një prapavi ku punojnë studentët tonë, çka duhet ne që të ndryshojmë në kurrikulën tonë që tu jepen studentëve tonë shkathtësi për tregun aktual të punës. Gjermanishtja është krijuar përshtypja që vetëm këto vitet e fundit kanë mundësi që studentët të punësohen shumë shpejt por unë mund të them se qysh në 92, kur është krijuar departamenti i gjermanistikës, unë si studente kam filluar të mbaj kurse e si unë edhe studentët tjerë. Pastaj pas luftës kërkesa për student me njohuri të gjermanishtes u rrit shume faktorë ishin se ishte KFOR gjerman ishin edhe organizatat e tjera si OSBE-ja e të tjera. Por vitet e fundit kjo kërkesë është
"Projekti që do të prezantohet sot është një prapavi ku punojnë studentet tonë çka duhet në që të ndryshojmë në kurrikulën tonë që tu jepen studentëve tonë shkathtësi për tregun aktual të punës. Gjermanishtja është krijuar përshtypja që vetëm këto vitet e fundit kanë mundësi që studentët të punësohen shumë shpejt por unë mund të them së qysh në 92 kur është krijuar departamenti i gjermanistikës unë si studente kam filluar të mbaj kurse e si unë edhe studentet tjerë. Pastaj pas luftës kërkesa për studentë me njohuri të gjermanishtes u rrit shume, faktorë ishin se ishte KFOR-i gjerman, ishin edhe organizatat e tjera si OSBE-ja e të tjera. Por vitet e fundit kjo kërkesë është rritur edhe më shumë”, tha Sadriu Hamiti .
Ky projekt, i financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në kuadër të programit 'Projekt Kërkimor 2023,' ka zgjatur 12 muaj (shtator 2023 – shtator 2024) dhe është realizuar në bashkëpunim me Prof. Dr. Thorsten Roelcke, Technische Universität Berlin, Deutsch als Fremd- und Fachsprache (ekspert i jashtëm).
Për më shumë ndiqeni videon:























