06:46 / 26.09.2024
Moti sot i ngrohtë, temperaturat do të shkojnë deri në 25 gradë
RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.























