Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Musliu ndan sfidat e pensionistëve
BKT
Kosovë

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Musliu ndan sfidat e pensionistëve

Sh.G. /RTKlive

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve. Lidhur me këtë ditë në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, ishte i ftuar Nezir Musliu nga shoqata e pensionistëve.

Ai ndau sfidat me të cilat ballafaqohen të moshuarit në Kosovë. Ai theksoi se pensionet janë shumë të vogla dhe kësisoj e vështirësojnë jetesën për këtë grup të rëndësishëm e të ndjeshëm shoqëror.

Musliu shpjegoi se sindikata që ai përfaqëson ka për qëllim të monitorojë kushtet e jetesës së pensionistëve, duke përfshirë nevojat për barna dhe shpenzimet e tjera të përditshme.

“Ka raste në Kosovë që shumë pensionistëve u shkojnë të gjitha të hollat e pensionit për ilaçe. Pastaj, ne e dimë që vetëm një shtëpi e pleqve me 90 shtretër për krejt Prishtinën nuk mjafton. Ne kemi bërë shumë kërkesa që një e tillë të ndërtohet edhe në ‘Kodrën e Trimave’, tha Musliu, duke renditur kështu shumë sfida të pensionistëve në Kosovë.

 Për më shumë ndiqeni intervisten e plotë:


MË SHUME NGA Kosovë