Nisin punimet në rrugën `Adem Jashari` në Gjilan
BKT
Kosovë

Nisin punimet në rrugën `Adem Jashari` në Gjilan

K. Kasumi / RTKlive

Kanë nisur punimet për ndërtimin e njërës ndër rrugët kryesore të qytetit të Gjilanit. Bëhet fjalë për rrugën “Adem Jashari”, njofton Komuna e Gjilanit.

“Përveç rrugës sipas standardeve të lejuara, do të ndërtohet edhe trotuari dhe, po ashtu, do të jenë edhe 80 vend parkingje për automjete dhe ky është një lajm i mirë për bizneset e banorët”, njofton komuna.

Po ashtu, në njoftim thuhet se rruga nuk do të jetë e bllokuar tërësisht, por vetë njëra korsi.

Punimet do të realizohen në dy pjesë. Faza e parë nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesë, faza e dytë deri te Xhamia e Madhe.

Lidhur me këto punime janë zhvilluar diskutime jo të pakta me banorët e bizneset dhe punët do të kryhen në një afat sa më optimal.

248 mijë euro kosto dhe rreth 800 metra gjatësi janë shifrat për projektin e rrugës ‘Adem Jashari’. Do të ketë rrugë e re për automjete, trotuar i asfaltuar dhe i përshtatshëm për këmbësorët, rreth 80 vende parkimi përgjatë gjithë rrugës, si dhe pemë dekorative, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë