Ademi: Komuna të korrigjojë shpenzimet, pagat e mësimdhënësve kompensohen
V.Thaçi / RTKlive
Zëvendësministëri në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Ademi, ka takuar Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, për të kuptuar më shumë për gjendjen e krijuar vetëm për mësimdhënësit e Vitisë dhe gjetjen e një alternative.
Ademi ka thënë se në këtë takim Ministri i njoftoi se zgjidhja e këtij problemi tashmë është vetëm në dorën e kryetarit Sokol Haliti, i cili duhet të bëjë korrigjimet e nevojshme të shpenzimeve, ashtu siç e ka njoftuar dhe paralajmëruar MFPT muaj më parë.
Ai ka thënë se kryetari ka pasur informacione dhe rekomandime tash e disa muaj si të zgjidh problemin konform obligimeve të tija, si zyrtari kryesor administrativ, por vazhdimisht i ka injoruar emailet dhe thirrjet telefonike për këtë përmirësim buxhetor.
Sipas tij zgjidhja është e lehtë dhe e thjeshtë, por se ka mungesë vullneti nga kryetari që të bëjë korrigjimet e nevojshme.























