I jepet lamtumira e fundit profesor Liman Rushitit
BKT
Kosovë

I jepet lamtumira e fundit profesor Liman Rushitit

Zenel Hajrizi /RTK

Iu dha lamtumira e fundit profesorit Liman Rushiti, me ç’rast u organizua edhe mbledhje përkujtuese, ku u kujtua jeta e vepra e tij.

Dimensioni shkencor në konstruktin e personalitetit të kauzës kombëtare të profesor Liman Rushiti, ishte i pashembullt, u tha nga të pranishmit në mbledhjen përkujtuese të organizuar nga Instituti i Historisë i Kosovës, ku iu dha lamtumira profesor Rushitit.

“Edhe në botën tjetër do të jetë, një mikpritës i Nolit, një patriot, një njeri i drejtuar drejtë në shkollën e lidhjes shqiptare të Prizrenit”, tha Hakif Bajrami,  koleg i profesor Liman Rushitit.

 “Limani kishte një kohë shumë të vështirë ishte nënkryetar i unionit të kombit dhe më kujtohet shumë mirë për kohën e veprimtarisë së unionit të kombit, bashkëpunimin që e ka pasur me shumë djem të zotët të asaj kohe”, tha Bedri Muhadri, koleg i profesor i Liman Rushitit.

Bëje dhe hesht, i tillë ishte meqë sado që bën për Atdheun ia ke borxh, thotë Afërdita Rushiti, për të atin, e cila falënderoi gjithë ata që e nderuan.

 “Babai nuk la pas vetëm një familje të dashur, por edhe shumë miq e bashkëpunëtor të cilët e nderojnë sot me respekt të thellë”, tha e bija Afërdita Rushiti.

Profesor Liman Rushiti do të mbahet mend për veprat e tij ndërsa i veçantë ishte me bindjen dhe moton “Trupin dheut, shpirtin Atdheut”, të cilën ia përmbushën familjarët në varrimin e tij në vendlindje në Sazli të Ferizajt.


MË SHUME NGA Kosovë