Hapet Panairi i Bujqësisë në Shtime| VIDEO
BKT
Kosovë

Hapet Panairi i Bujqësisë në Shtime| VIDEO

K. Kasumi / RTKlive

Sot është hapur Panairi i Bujqësisë në Komunën e Shtimes, i cili do të zgjasë dy ditë.

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Gojart Bajrami, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, theksoi se impakti i këtij panairi është i madh dhe se do të marrin pjesë afërsisht rreth 20 fermerë dhe se, përveç komunës së Shtimes, pjesëmarrës në këtë panair do të jenë edhe nga komuna e Vushtrrisë.

Tutje ai pohoi se këta 20 fermerë janë edhe përfitues të projektit që e kanë bërë bashkë me organizatën IADK.

“Komuna e Shtimes e ka një bashkëpunim të mirëfilltë me organizatën joqeveritare IADK dhe falë këtij bashkëpunimi, me nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit, kemi bërë aktivitete të ndryshme. Epiqendra e këtij aktiviteti ka qenë zhvillimi bujqësor dhe mirëqenia e fermerëve në komunën e Shtimes”, tha Bajrami.

Ai tha se në këtë panair qytetarët kanë mundësi të shohin cilat prodhime bio bëhen prej fermerëve e të cilët kanë nevojë për zhvillimin e tyre.

Ndërkaq Egzona Hajra, nga organizata IADK, tha se produktet që do të dalin sot në treg apo do të paraqiten në panair janë produkte të ndryshme dhe se ata të cilët do të jenë aty do të shohin që ka ndryshime të mëdha.


MË SHUME NGA Kosovë