Moti sot, kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu
BKT
Kosovë

Moti sot, kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu

RTKlive

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga të dobëta shiu. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Java e ardhshme parashihet me kushte të mira meteorologjike, me temperatura mbi 20 gradë Celsius.


MË SHUME NGA Kosovë