Vaksinimi, mënyra më e mirë e parandalimit të gripit sezonal|Video
BKT
Kosovë

Vaksinimi, mënyra më e mirë e parandalimit të gripit sezonal|Video

Sh. Gashi|rtklive

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ka thënë se vaksinimi kundër gripit sezonal është mënyra më e mirë për parandalim.

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, Gashi ka thënë se vaksinimi në kryeqytet edhe viteve tjera ka qenë një prej projekteve i cili zakonisht përmbyllet ashtu siç planifikohet.

“Ndër vite qytetarët e kryeqytetit marrin diku rreth 10 mijë deri në 11 kundër gripit sezonal. Ne kemi filluar nga e hëna e javës së kaluar me vaksinim, muaji tetor është muaj ideal për tu vaksinuar pasi që ky muaj është edhe më i frekuentuar nga viruset”,ka theksuar Gashi.

Ai tha që nuk është vetëm Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare adresa ku mund të vaksinohen qytetarët. Sipas tij, qytetarët mund ta kryen këtë shërbim në të gjitha QKMF-të e qytetit dhe jo vetëm vaksinat kundër gripit, por të gjitha llojet e vaksinimit.

“Është viti i dytë radhazi që ne kemi bërë një decentralizim të vaksinimit në kryeqytet secila QKMF në kryeqytet i ka të gjitha llojet e vaksinimit dhe ata mund ta kryejnë këtë shërbim në secilën qendër të mjekësisë familjare”, ka theksuar ai.


MË SHUME NGA Kosovë