13:48 / 08.10.2024
Rikthehet në funksion Qendra e Kulturës dhe Bibliotekës në Llukar
E. Hoti / RTKlive
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është rikthyer në funksion Qendra e Kulturës dhe Bibliotekës në Llukar.
Në një postim në Facebook, Rama ka thënë tha se kjo hapësirë u dedikohet artistëve dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të zhvillojnë talentet dhe pasionet e tyre.
“Rikthyem në funksion Qendrën e Kulturës dhe Bibliotekën në Llukar, e cila ka shërbyer si një pikë e rëndësishme kulturore deri vonë, kur u shkatërrua në mungesë të menaxhimit.
Kjo hapësirë, e dedikuar për artistët, nxënësit e shkollës fillore "Ganimete Tërbeshi", dhe të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë talentet dhe pasionet e tyre, tani hap dyer të reja për krijimtari dhe edukim”, ka shkruar Rama në Facebook.























