20:05 / 09.10.2024
Abdixhiku: Kosova ka shumë mundësi, njerëzit e saj janë punëtorë
Zenel Hajrizi/ RTK
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në takimin konsultativ me 209 këshilltarët lokalë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë sonte se Kosova ka shumë mundësi dhe se njerëzit e Kosovës janë punëtorë e familjet kosovare janë të forta.
Abdixhiku ka thënë se LDK-së i takon të sjellë risi, të sjellë freski, e të sjellë standard të ri, në nivelin organizativ partiak.
“Ky Forum, që po themelohet sot, pra Forumi i Këshilltarëve Lokal, është risi, është freski, është standard i ri i organizimit politik në vend, dhe ju të dashur asamblistë, po leni një shenjë historie mbi lëvizjen më të madhe politike shqiptare, në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.























