Nga e hëna fillon qarkullimi i linjës së re të autobusit në Janjevë
BKT
Kosovë

Nga e hëna fillon qarkullimi i linjës së re të autobusit në Janjevë

V.Th. /RTKlive

Kryetari i Komunës së Prishtinës Perparim Rama është takuar me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për të finalizuar detajet e qarkullimit të rregullt të autobusit Prishtinë - Janjevë, që do të fillojë nga e hëna.

Rama ka thënë se si kryeqytet, po ju ofrojnë mbështetje për realizimin e kësaj kërkese, duke siguruar që ky shërbim të përmbushë nevojat e qytetarëve dhe të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e tyre.

Sipas Ramës linjë qarkullimi të autobusëve do të ketë edhe Prishtinë - Obiliq, për pak ditë, duke i ofruar përkrahje edhe kësaj komune në realizimin e kërkesave të banorëve.

Për këtë ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili ka theksuar se pas kërkesave të shumta nga banorët e Janjevës, sot është nënshkruar marrëveshjen me Komunën e Prishtinës, për linjën më të re të transportit publik.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se nga sot, Janjeva dhe Prishtina janë edhe më afër njëra-tjetrës, pas kërkesave të shumta nga banorët e Janjevës dhe bashkëpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Komunës së Prishtinës, sot është nënshkruar marrëveshja për linjën e re të transportit publik që lidh Janjevën me kryeqytetin. Dëshiroj të shpreh falënderimin tim të veçantë për Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar në realizimin e kësaj kërkese, si dhe për gatishmërinë e tij për të forcuar bashkëpunimin mes dy komunave”, ka shkruar Ahmeti në 'Facebook'.

Autobusët do të qarkullojnë me katër linja ditore nga Janjeva për në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kosovë