Drenas, sot varrosen tri viktima të luftës që ishin të zhdukur
BKT
Kosovë

Drenas, sot varrosen tri viktima të luftës që ishin të zhdukur

V.Th/ RTKlive

Sot në Drenas, përkatësisht në Polluzhë dhe Shtuticë, të rivarrosen: Xhavit Maloku nga Polluzha , Agim Syla dhe Besim Berisha nga Shtutica, viktima të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur.

Këtë e bën të ditur përmes një njoftimi Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ku thuhet se pas identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së,  nga mbetjet mortore (eshtrat) e zhvarrosura gjatë vitit të kaluar (nga lokacioni i varrezave në Prekaz), familjet kanë vendosur që të bëjnë varrimin e tyre.

Me këtë rast, Komuna e Drenasit , në nderim të viktimave të luftës,  Xhavit Maloku,  Agim Syla, Besim Berisha, dhe Ramadan Hoxha (rivarrosur më 1 tetor 2024) e Gani Baleci (rivarrosur më 14 korrik 2024), organizon Mbledhje Përkujtimore,  duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Kulturës, për të vazhduar pastaj me ceremonitë e rivarrimit në Polluzhë (ora 14:00) dhe Shtuticë (ora 15:00), me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur  Qeveritar për Persona të Zhdukur,  Ministrisë së Mbrojtjes/Forcës së Sigurisë së Kosovës, Institutit për Mjekësinë Ligjore,  Policinsë së Kosovës,  Kryqit të Kuq të Kosovës  dhe Shoqatës së Familjeve ' For New Life Kosovo.

 


MË SHUME NGA Kosovë