Hyseni: Shpronësimi i qarkores në Gjilan po bëhet pas 25 vjetësh
BKT
Kosovë

Hyseni: Shpronësimi i qarkores në Gjilan po bëhet pas 25 vjetësh

Sh. Gashi|rtklive

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se rreth 230 pronarë të tokave në të cilën është rruga qarkore e Gjilanit e ndërtuar pas luftës, do të kompensohen.

Në njoftim thuhet se ky shpronësim po bëhet pas 25 vjetësh, derisa pritet që rruga e vjetër qarkore të rindërtohet.  

“Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se qarkorja e vjetër është elaborati i radhës për shpronësim, i cili është dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës. Shpronësimi po bëhet pas 25 vjetësh për rreth 230 pronarë të tokave. Siç kemi paralajmëruar, do të bëhet edhe rindërtimi i qarkores së vjetër”, tha kryetari Hyseni” , thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.


MË SHUME NGA Kosovë