Filloi sezoni i ngrohjës në Prishtinë
BKT
Kosovë

Filloi sezoni i ngrohjës në Prishtinë

Sh. Gashi|rtklive

Termokos zyrtarisht ka nisur sezonin e ngrohjës 2024-2025 në Prishtinë.

Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama, tha se ndëpërmjet shërbimit të Termokos-it, po ndërtojmë një kryeqytet më të pastër dhe më miqësor për mjedisin.

“Së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos-it, Fisnik Osmani, Aksionarët dhe Bordin e Drejtorëve të ndërmarrjes. Uroj një sezon të mbarë dhe të suksesshëm, duke falënderuar ekipin për punën e tyre të mrekullueshme.Nëpërmjet shërbimit të Termokos-it, po ndërtojmë një kryeqytet më të pastër dhe më miqësor për mjedisin. Ky rrjet ngrohjeje mbulon mbi 33 mijë njësi banesore, me rreth 25 mijë konsumatorë aktivë, që përfaqësojnë më shumë se 130 mijë banorë”, thuhet në njoftim.

Rreth 1 mijë objekte banesore të kyçura në rrjet, me një sipërfaqe totale prej rreth 2.800.000 m², nga të cilat rreth 2.200.000 m² janë aktualisht aktive.

 


MË SHUME NGA Kosovë