Kinema e improvizuar për të dënuarat në Lipjan
BKT
Foto: Shërbimi Korrektues i Kosovës
Kosovë

Kinema e improvizuar për të dënuarat në Lipjan

V.S|RTKlive

Një tjetër film është shfaqur sot në kinemanë e improvizuar të Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan.

Kjo iniciativë e Shërbimit Korrektues të Kosovës po bëhet me synimin që të dënuarat të kenë momente relaksimi dhe ndryshe nga rutina e përditshme brenda ambienteve të kësaj qendre korrektuese.

Përveç kësaj, nga Shërbimi Korrektues thuhet se këto aktivitete kontribuojnë në krijimin e një ambienti më pozitiv dhe në përgatitjen e të dënuarave për riintegrim në shoqëri pas lirimit të tyre.

 


MË SHUME NGA Kosovë