Komuna e Obiliqit hap konkursin për bursa për studentë
BKT
Kosovë

Komuna e Obiliqit hap konkursin për bursa për studentë

K. K. / RTKlive

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se ka hapur konkurs për ndarjen e bursave të studentëve në universitetet publike, për nivelet e studimeve themelore-bachelor, master dhe doktoraturës për vitin akademik 2024-2025.

Sipas njoftimit, fletëkërkesat e aplikimit mund t’i merrni në zyrën pritëse në objektin e Komunës, dhe të njëjtën mund ta gjeni në ueb-faqen e komunës.

Po ashtu, aplikimi në këtë konkurs mund të bëhet edhe online në platformën e aplikimeve online, pa pasur nevojë të vizitoni zyrat tona ose të prisni në radhë.


MË SHUME NGA Kosovë