Mbahet konferenca `Promovimi i Qasjes Universale në Ujë të Pastër’
BKT
Kosovë

Mbahet konferenca `Promovimi i Qasjes Universale në Ujë të Pastër’

Sh.G / RTKlive

Konferenca ‘Promovimi i Qasjes Universale në Ujë të Pastër’ do të mbahet sot, teksa si qëllim ka qasjen për ujë të pijshëm për pijshëm për grupet e margjinalizuara.

Sipas Dijesa Morinës, pjesë e organizatës ‘Rilindja e Gjelbërt’ ka thënë se ky projekt ka disa objektiva, e ndër to ka qenë edhe monitorimi i strategjisë së ujërave”.

“Tash e tri vite jemi në zbatim të një projekti ‘Promovimi i Qasjes Universale në Ujë të Pastër’, i cili ka për qëllim qasjen për ujë të pijshëm për grupet e margjinalizuara”, tha ajo.

“Kjo konferencë ka të bëjë me strategjinë kombëtare e cila tregon saktë se deri në çfarë mase ne kemi arritur si vend, si nga pjesa institucionale, po ashtu edhe nga pjesa tjetër që t’i arrijmë objektivat që kanë të bëjnë më pjesën e kuadrit ligjor në pjesën e mbrojtjes së resurseve ujore dhe në pjesën e besueshmërisë. Mee anë të kësaj kemi bërë monitorimin dhe kemi dalë me disa të gjetura që do t’i prezantojmë sot”, tha ajo.


MË SHUME NGA Kosovë