Muharremaj njofton se është zhbllokuar xhirollogaria e Komunës së Suharekës
BKT
Kosovë

Muharremaj njofton se është zhbllokuar xhirollogaria e Komunës së Suharekës

G.K/RTKlive

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se xhirollogaria e kësaj komune tashmë është aktive.

Në një postim në Facebook, Muharremaj ka thënë se presioni publik dha rezultat.

"Faleminderit mediave kudo për angazhimin e sotëm. Sigurisht do të njoftohemi se sa është shpenzimi financiar. Puna do të vazhdojë e nuk do të ndalemi asnjëherë, për shërbim ndaj qytetarëve", ka shkruar ai.

Një ditë më parë i pari i Komunës së Suharekës ka bërë të ditur se qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë të kësaj komune, janë bllokuar.

"Ky bllokim ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive. Nuk duhet të mbesim peng i një marrëveshje të cilën duhet t’a zbatoj Qeveria e Kosovës", ka shkruar të hënën Muharremaj.

E lidhur me këtë ka reaguar Ministri i Financave Hekuran Murati i cili ka theksuar se llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore e jo nga qeveria.

“Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen”, ka shkruar Murati.


MË SHUME NGA Kosovë