11:41 / 31.10.2024
Rama thotë se kategoritë e luftës të kenë një zë të fortë në Prishtinë
K. K. / RTKlive
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë me dije se kryeqyteti është i vetmi që ka krijuar Sektorin për Çështje të Kategorive të Dalura nga Lufta e UÇK-së.
Rama ka thëne se krijimi i këtij sektori dëshmon angazhimin për të respektuar dhe promovuar vlerat e luftës çlirimtare.
“Sot, u takova me Sylë Vitinë, udhëheqës i sektorit, ku diskutuam aktivitetet që janë thelbësore për të siguruar që këto kategori të kenë një zë të fortë dhe dinjitoz në komunën e Prishtinës” , ka shkruar ai në Facebook.























